Automjeti bie në lumë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Qafë Mali-Bajram Curri, ku një automjet ka rënë në lumë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me emergjencë në spitalin e Pukës. Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo gjendja shëndetësore e të plagosurve.