Prishtinë/ Të shtëna me armë në një hotel, humb jetën një person

Të shtënat me armë zjarri në një hotel në Prishtinë i kanë marrë jetën një personi. Sakaq, me mjete prerëse janë plagosur dy të tjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Njoftimi i policisë:

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna  me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë  dërguar për tretman mjekësor.  Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *