Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës. Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Lezhës. Identiteti i viktimës nuk dihet ende, teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.