Tragjike/Shembet mbikalimi i metrosë në kryeqytetin e Meksikës, humbin jetën 20 persona

Të paktën 20 viktima e mbi 70 të plagosur është bilanci aktual i tragjedisë që ndodhi në Mexico City. Kjo ngjarje e rëndë është shkaktuar pas shembjes së mbikalimit të metrosë, në kryeqytetin e Meksikës.


Disa vagonë ranë në tokë, duke zënë poshtë të paktën një makinë. Ngjarja tragjike ndodhi gjatë orëve të vona të së hënës. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikëset vijojë kërkimet për të mbijetuar. Kryebashkiakja e Mexico City, Claudia Sheinbaum konfirmoi vdekjen e të paktën 20 personave, pasi mbërriti në vendin ku ndodhi aksidenti, për të qenë prezente gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Ekipe të zjarrfikëses dhe ekipet e shpëtimit të emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes, ku edhe po bëjnë të mundur shpëtimin e sa më shumë jetëve. Kryebashkiakja e Mexico City tha se zjarrfikësit dhe mbrojtja civile janë angazhuar në operacione shpëtimi.

 

 

Shikime: 4
Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *