Sulmi kardiak i merr jetën shefit të Komisariatit të Lushnjës

Adrian Matani, shefi i komisariatit të Policisë së Lushnjës, ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Dyshohet se shkak është bërë një sulm kardiak duke ia marrë jetën menjëherë. Të afërmit tentuan ta nisin për në spital për t`i dhënë ndihmën e parë po ishte e kottë. Nuk ka mundur të mbijetojë!

Po kush ishte Adrian Matani?

I lindur në Gjorm të Vlorës, 45-vjeçari mbaroi në Tiranë Akademinë e Policisë. Që në atë kohë e deri ditën e djeshme, kur u largua nga kjo jetë Adriani ka shërbyer në çdo cep të Shqipërisë. Prej më shumë se dy dekadash ai ishte në radhët e bluve duke qenë një emër i njohur për këdo që e ka patur koleg, vartës dhe epror. Sot, në fshatin e lindjes i jepet edhe lamtumira. Me qindra kanë qenë mesazhet e ngushëllimit nga gjithë policia dhe miqtë e njohur të Matanit.

 

 

 

Shikime: 26
Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *