Moti për sot/ Diell dhe temperatura deri në 25 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin, por që në zonat malore do të ketë edhe intervale të shkurtra me reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 13ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 25°C.

Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

 

Shikime: 4
Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *