Heroi pa emër, u hodh 25 m në ujë për të shpëtuar një foshnjë!

Ka edhe heroi pa emër. Ata që refuzojnë të dalin ekranesh, krah kryeministrave dhe qeveritarëve që nxitojnë t`u marrin nga lavdia. Por rasti i djeshëm flet për njerëz që nuk e kanë nevojën e politikës të ndjehen si janë; heronj të vërtet, shpëtimtar të jetës së tjetrit në kufijtë e të pamundurës. Rasti është shënuar në Ocean City, në Maryland!

Një burrë u hodh nga një urë 25 metra e lartë për të shpëtuar një fëmijë që ra nga një mjet pas një aksidenti të rëndë në të cilin u përfshinë disa makina. Burri, i cili ka refuzuar të thotë emër dhe të pranojë lavdinë, pa që fëmija ishte me fytyrë në ujë dhe u hodh në lumë, thellësia në vendin ku gjendej fëmija, sipas mediave vendase ishte më shumë se 5 metër.

Ai e mori vajzën dhe më pas ndërhyri një anije e vogël që ishte duke lundruar në lumë për t`ju dhënë ndihmën e shpejtë. Përgjegjësi i zjarrfikëseve të Mariland që shkoi në vendin e ngjarjes foli për mediat duke dhënë edhe detajet e aksidentit të rëndë. Një mjet nga përplasja e fuqishme ishte ndaluar në hekurin urës, ndërkohë që vajza 23 muajshe kishte dalë nga dritarja dhe rënë në lumë.

Në atë aksident u tha se u plagosën rëndë 8 persona ndërsa vajza e mitur që ra në ujë u dërgua në spitalin e fëmijëve. Shpëtimtari i saj i tha shefit të zjarrfikëseve se nuk do të japë emër dhe as nuk do të publikohet akti i tij, por zjarrfikësi për të parën nuk reagoi por rastin jo vetëm që nuk e fshehu por madje u bë i njohur menjëherë në të gjithë botën!

Shikime: 4
Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *