Basha nuk njeh zgjedhjet: 25 prilli është një masakër elektorale!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i është rikthyer sërish zgjedhjeve të 25 prillit. Në një konferencë për mediat, Basha tha se nuk i njeh zgjedhjet, duke e cilësuar 25 prillin si një masakër elektorale. Kryedemokrati i mëshoi fort faktit se PD po vazhdon mbledhjen e fakteve, të asaj që ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit.

“Le të jetë ky një mesazh i qartë, për ata që duan të kthejnë Ballkanin në një fuçi baruti, dhe në një lojë për ndarjen e kutive. 25 prilli është një masakër elektorale, dhe viktima nuk janë deputetët dhe PD, pasi rezultati ynë e thotë qartë, që ne arritëm të rrisnim përmasat tona të bashkimit të shqiptarëve. Detyra jonë para të gjithë shqiptarëve është që të faktojmë masakrën elektorale, duhet të drejtohen pyetjet legjitime te treshja Rama -Doshi-Rakipi, si i morën votat 3 deputetët e listës së zezë të Tom Doshit, si i mori votat Vangjush Dako në Durrës, me Çyrbjen e kokainës, si i mori votat Aurora Mara, vajza e Genc Marës që është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Si i mori votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit. Detyra jonë është që të qëndrojmë fort, dhe të bëjmë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh Basha.

Shikime: 4
Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *