Vrau me thikë vëllanë, Gjykata e Dibrës lë në burg 26 vjeçarin

Gjykata e Dibrës ka vendosur të lërë në burg Florjan Tonuzin, i cili vrau me thikë të vëllanë disa ditë më parë në Maqellarë të Dibrës. Florjan Tonuzi është shprehur i pavetëdijshëm për veprimin makabër të kryer duke thënë para gjykatësit se nuk e di se çka bërë.

“Nuk di se ç’kam bërë, nuk isha i vetëdijshëm për aktin e kryer”, tha 26-vjeçari para trupit gjykues.

26-vjeçari vrau me thikë të vëllanë 23 vjeç Bernard Tonuzin dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Arrestimi i tij u bë një ditë më pas, ku shkoi në varrimin e të vëllait. Ai u pa nga familjarët, të cilët lajmëruan policinë duke bërë të mundur arrestimin e 26-vjeçarit.

Florian Tonuzi rezulton një person problematik, ndërsa para një viti kishte ushtruar dhunë edhe ndaj të atit, ngjarje për të cilën ka vuajtur dënimin.

Shikime: 4
Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *