Mbledhja e papritur në selinë e PD-së/ Ja porositë që i’u dha Basha krerëve të degëve

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja që kryedemokrati Basha zhvilloi sot në selinë blu me krerët e degëve të Partisë Demokratike. Bëhet me dije se në takim është diskutuar mosnjohja e zgjedhjeve të 25 prillit dhe evidentimi i problematikave të hasura gjatë procesit zgjedhor.

Ai i ka njoftuar krerët e degëve se është ngritur një grup i madh për të mbledhur informacione dhe prova, do të evidentohet të gjitha shkeljet, jo gjatë apo pas zgjedhjeve, por edhe para zgjedhjeve. Gjithashtu është folur edhe për faktin se shumë kandidatë kanë bërë fushatë më shumë personale, duke bërë joqëllimisht që votusit të ngatërrohen me numrat dhe shumë fletë votimi të dalin të pavlefshme.

Shikime: 4
Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *