Manastirliu inspekton procesin në sheshin “Skënderbej”: Objektivi i ri, 1 milion vaksinime

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër vaksinimin e zhvilluar në sheshin ‘Skënderbej’. Ajo tha se ritmi i vaksinimit nuk do të ndalet, ndërkohë që ka bërë me dije kalendarin e mbërritjes së vaksinave në vend.

“Janë mbi 736 mijë doza vaksine tashmë të mbërritura në vend. Ndërkohë që presim përgjatë kësaj jave 11,700 doza vaksine, të cilat vijnë nga kontrata që ne kemi me Pfizer si dhe një pjesë e tyre, nga kontrata që kemi lidhur me Bashkimin Europian, si pjesë e instrumentit që Bashkimi Europian ka ndërtuar për mbështetjen për vendet e Ballkanit”, tha Manastirliu.

Manastirliu bëri me dje se përgjatë muajit maj priten të mbërrijnë 99 mijë doza vaksinash nga kontratat e lidhura.

“Përgjatë muajit maj ne presim rreth 99 mijë vaksina të tjera nga kontratat që kemi lidhur me instrumentin Covax, me Pfizer dhe gjithashtu me instrumentin e krijuar tashmë nga Bashkimi Europian”, tha Manastirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 504,386 doza të vaksinës anticovid, prej të cilave 403,066 vaksinime janë kryer për personat mbi 60 vjeç. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Shikime: 4
Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *