FOTO/ Ikona e Romës, ‘Koloseu’, do të marrë tjetër pamje. Qeveria Italiane vendos ta konstruktojë mega-amfiteatrin, ja sa do të kushtojë…

Qeveria italiane ka miratuar një plan të ri investimi për rikonstruksionin e amfiteatrit më të madh të lashtësisë, Koloseun e Romës.

Në bazë të programit të ri të rikonstruksionit ky mega-amfiteatër do të ketë një dysheme të re, duke u dhënë vizitorëve mundësinë të qëndrojnë atje ku dikur luftonin gladiatorët.

Ky monument lashtësie është një nga atraksionet me të rëndësishme për turistët në Itali. Pas këtij restaurimi, vizitorët do të kenë mundësi të të shohin një arenë të ngjashme me atë ku janë ndeshur gladiatorët e vërtetë.

Firma italiane inxhinerike, “Milan Ingegneria” fitoi kontratën 18.5 milion euro për të krijuar planin si do të ndërhyhet dhe pritet që e gjithë puna të përfundojë në vitin 2023, raporton BBC.

Aktualisht, monumenti mbi 2000-vjeçar nuk ka dysheme. Ajo u hoq nga arkeologët në shekullin 19, duke shfaqur për vizitorët rrjetin nëntokësor të tuneleve ku qëndronin gladiatorët dhe kafshët para se të fillonin betejat e përgjakshme.

Ministri i Kulturës, Dario Franceschini tha se kati i ri “i jashtëzakonshëm” do t’i lejojë vizitorët të “shohin madhështinë e Koloseut” nga qendra e tij. “Është një hap tjetër përpara drejt rindërtimit të arenës, një projekt ambicioz që do të ndihmojë në ruajtjen e strukturave arkeologjike ndërsa kthehet në pamjen origjinale“.

Ministri i kulturës postoi në Twitter projektin e një artisti për arenën

Franceschini u shpreh se evente të rëndësishme kulturore mund të mbahen në Koloseum, pasi dyshemeja të jetë në lavdinë e saj të dikurshme.

Dizajni fitues përfshin instalimin e qindra pllakave prej druri që mund të rrotullohen për të lejuar dritën natyrore dhe ajrin në dhomat nëntokësore.

Ministria e Kulturës sqaroi se dyshemeja e re prej 3.000 metrash katrorë do të jetë e ndërtuar në mënyrë të tillë, që të ndërhyhet në të ardhmen, nëse ka plane të tjera për ridizajnim.

The restoration project involves 'innovative construction techniques, use of appropriate materials and refined analysis methodologies'

Koloseu ishte amfiteatri më i madh në Perandorinë Romake. Luftimet me gladiatorë dhe spektakle të tjera publike organizoheshin përpara turmave me të paktën 50.000 njerëz.

Në vitin 2019, monumenti tërhoqi rreth 7.6 milionë vizitorë. Me kufizimet e rrepta për shkak të pandemisë së Covid-19, numri i vizitorëve është ulur ndjeshëm. Megjithatë, interesi për të hyrë në këtë amfiteatër mbetet i lartë.


The new floor will consist of wooden slats fixed into a network of rails. The slats rotate 90 degrees, allowing them to be bunched up to reveal the bottom of the ancient structure
Restoring the old floor is another step forward towards the reconstruction of the arena, according to Italy's Ministry of Culture
Artist's impression shows how the system of slats will allow visitors to walk around the Colosseum
Birds-eye-view of the centre of the Colosseum and the proposed system. The original stage existed until the 1800s
Aerial view of the Colosseum including the semi-circular viewing platform that looks out over its historic foundations
Rome's historic Colosseum is to have its floor replaced in a project set to cost at least £16million
Russell Crowe is pictured in the role of Maximus Decimus Meridius in the 2000 film Gladiator. An almost-complete replica of the Colosseum was built in Malta for the film
A gladiatorial fight in Rome's Colosseum, as depicted in 'Pollice Verso' an 1872 oil painting by France's Jean-Léon Gérôme
The Colosseum was reopened to visitors last Monday as the region was created a yellow zone
Visitors at the Colloseum ask for directions as it finally reopened after 41 days closure because of Covid
Visitors to the historic site are restricted to 1,260 a day, compared to its usual 25,000 in pre-pandemic 2019


/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

Shikime: 9
Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *