Bill Gates ndahet nga gruaja pas 27 vitesh

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates ka njoftuar se i ka dhënë fund martesës 27-vjeçare me bashkëshorten Melinda Gates. Lajmin e kanë bërë të ditur nëpërmjet një letre të përbashkët në ‘Twitter’, në të cilën thonë se si çift kanë vendosur të mos kalojnë në faza të tjera jetësore.

Ata kanë kërkuar privatësi për familjen e tyre, derisa të fillojnë jetën e re.

“Pas një lidhjeje të gjatë, kemi marrë vendim t’i japim fund martesës. Përgjatë 27 vitesh, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që funksionon në mbarë botën, në mënyrë që t’u mundësojë njerëzve të jetojnë shëndetshëm.

Ne vazhdojmë të ndajmë besimin se misioni dhe puna jonë do vazhdojë së bashku, por mendojmë se nuk mund të kalojmë në faza të tjera jetësore si çift. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë, derisa të fillojmë jetën e re”, shkruhet në letër.

Shikime: 4
Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *