BE rihap Schengen-in, por jo të gjithë shqiptarët e vaksinuar mund të udhëtojnë! Ja cilët kategori mund të dalin nga vendi…  

Nga fundi i këtij muaji Bashkimi Europian do të lejojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga vendet e treta brenda hapësirës schengen, por edhe nga shtete të tjera. Por lëvizja brenda hapësirës së BE-së do të jetë e lejueshme me disa kritere të forta dhe rigoroze, një prej të cilave do të jetë vaksinimi kundër koronavirusit.

Por edhe të vaksinuarit nuk do të munden të lëvizin të gjithë nga vendet e treta drejt BE-së. Brukseli ka theksuar se vetëm shtetasit e vendeve që janë imunizuar plotësisht ndaj Covid-19 me vaksina të “Pfizer”, “Moderna”, “Johnson&Johnson” dhe “AztraZeneca”, do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendeve të Europës.

Njoftimi vjen nga Komisioni Europian, që i propozoi vendeve anëtare të lehtësojnë kufizimet për udhëtimet jothelbësore, për qytetarët e vendeve të treta, listë në të cilën bën pjesë dhe Shqipëria.

Kështu, asnjë prej qytetarëve shqiptarë që ka marrë vaksinën kineze “Sinovak” nuk mund të udhëtojë drejt BE-së, pasi kjo vaksinë nuk është e miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave “EMA”.

“Shtetet anëtare duhet t’u lejojnë udhëtimet për në BE atyre personave që kanë marrë, të paktën 14 ditë para mbërritjes, dozën e fundit të një vaksine të rekomanduar dhe që ka marrë autorizimin e marketimit në BE”,- bëri të ditur Komisioni Europian.

Me çfarë janë vaksinuar shqiptarët

Qeveria shqiptare ka përdorur 4 lloje vaksinash të ndryshme deri më tani për të krijuar imunizimin e popullatës, atë të “Pfizer”, “AstraZeneca”, “Sputnik V” dhe “CoronaVac” të Kinës. Agjencia Europiane e Barnave, EMA, nuk ka dhënë ende një vlerësim për vaksinën kineze dhe atë ruse, megjithatë pranimin e tyre KE-ja ua lë në dorë vetë shteteve të bllokut.

“Vendet anëtare mund ta zgjerojnë heqjen e kufizimeve edhe për ata që janë imunizuar me vaksina që kanë përfunduar procesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për përdorim emergjent”,- thuhet më tej në reagimin e Komisionit Europian.

Komisioni Europian propozoi edhe mekanizmin e frenimit urgjent, që mundëson rivendosjen e kufizimeve të shpejta për udhëtimet, për shtetet ku situata me Covid-19 përkeqësohet ndjeshëm.

Lidhur me këto propozime, Unioni do të diskutojë gjatë të martës. Vendet anëtare duhet të bien të gjitha dakord për ta vendosur planin në zbatim.

/Priza.al/

 

 

 

 

Shikime: 3
Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *