VIDEO/ Operacion blic, prangoset një grup i dyshimtë, ishin nisur për Elbasan

Skuadra operacionale e Policisë së Tiranës ka bërë arrestimin e disa personave në kushtet e flagrancës. Bëhet me dije se operacioni është kryer në bazë të një informacioni të ardhur në rrugë konfidenciale. Policia e ka bërë bllokimin e personave në afërsi të Liqenit të Thatë. Policia bën me dije se janë dy persona, por në fakt bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal të cilët janë të dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.

“Priza.al” ka siguruar pamjet e operacionit kur policë të veshur civilë dalin nga ‘taksitë’ dhe bëjnë ndalimin e dy mjeteve që shihni në video. Mjetet me të cilët udhëtonin të dyshuarit ishin në një taxi dhe një benz. Pak minuta pas ndalimit policia doli me një informacion sikur bëhet fjalë për një grup që shpërndanin drogë, por burimet për “Priza.al” tregojnë se grupi ishte i armatosur dhe ishte nisur për Elbasan.

Të njëjtat burime tregojnë se ka dyshime që ishin të gatshëm për të kryer një ekzekutim. Ende nuk saktësohet se kush ka qenë objektivi i këtij sulmi, ndërkohë që operacioni është kryer në kushte e një fshehtësie të madhe për shkak të mosdekonspirimit. Priten të dhënat e plota, ndonëse policia e ndryshoi objektivin e të prangosurve. Policia i ka shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës personat dhe pritet të dalin edhe emrat e tyre.

/Nga Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shikime: 63
Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *