FOTO/“Në një muaj, bota do të futet në luftë”, analisti rus jep paralajmërimin e frikshëm

Një analist rus, ushtarak i pavarur, paralajmëroi se një luftë evropiane apo edhe botërore pritet të nisë në Ukrainë, pasi Rusia dërgoi 4000 forca ushtarake në kufi me shtetin fqinj. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë lëvizje të dyshuara të ushtrisë ruse në rajone afër Ukrainës lindore, të kontrolluar nga rebelët. Ndërsa tensioni po rritet ndjeshëm, analisti 69-vjeçar, Pavel Felgenhauer tha se tani duhet një psiko-analist që të studiojë qëllimet e vërteta të Rusisë në Ukrainë, dhe paralajmëroi se në një muaj, bota do të futet në luftë.

Perëndimi ka ngritur alarmin për lëvizjen e trupave dhe forcave të Moskës, dhe Felgenhauer thotë se ata kanë të drejtë të shqetësohen, pasi pamjet e paverifikuara tregojnë lëvizjet ushtarake në rajonet Voronezh, Rostov dhe Krasnodar të Rusisë.

“Kriza ka potencialin të përshkallëzohet në një luftë pan-evropiane, madje dhe botërore”, paralajmëroi ashpër Felgenhauer në një intervistë me Rosbalt në Rusi. Rusia dje u zotua se do të merrte masa shtesë nëse NATO dërgon forca në Ukrainë, pasi Kremlini dërgoi 4.000 trupa në kufirin e diskutueshëm me shtetin fqinj të saj.

“Padyshim që një veprim i tillë nga NATO do të çonte në një rritje të mëtejshme të tensioneve afër kufijve të Rusisë. Sigurisht, kjo do të kërkonte masa shtesë nga pala ruse për të garantuar sigurinë e saj”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Megjithatë, ai këmbënguli që Rusia nuk është duke e kërcënuar Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara premtuan t’i jepnin mbështetjen e tyre të palëkundur Ukrainës, ndërsa zyrtarët e Mbrojtjes thanë se ishin në dijeni të mijëra trupave të sapo vendosur në territorin ndarës mes këtyre dy shteteve. Analisti Felgenhauer tha se faktorët që e shtyjnë Rusinë drejt marrjes së tokës nga Ukraina, ishin mbyllja e kanaleve televizive pro ruse në Ukrainë, kërcënimi dhe nxjerrja në gjyq e politikanit ukrainas Viktor Medvedchyuk, arrestimi i Alexei Navalny, dhe fakti që presidenti Biden e quajti Putin-in vrasës.

“Kërcënimet po shtohen me shpejtësi. Shumë gjëra nuk diskutohen në media, por ne po shohim shenja shumë të këqija. Në javën e tretë të marsit, tre anije zbarkuese të Flotës Baltike ruse kaluan në jug përmes kanalit anglez, të shoqëruar nga një korvetë. Do të ketë dhjetë njësi të tilla luftarake në total, plus trupat e vogla ajrore”, shtoi ai.

Putin ka forca të mëdha në Krime dhe një Ukrainën Lindore, e cila u vu nën pushtetin e tij në vitin 2004. Padyshim, një operacion i madh është duke u përgatitur dhe pritet të sillen forca të tjera. Të gjithë po flasin për një pushtim të mundshëm me tanke nga Belgorod përmes Kharkiv e më pas në drejtim të Zaporizhia, në mënyrë që të rrethojnë forcat ukrainase në bregun e majtë të Donbass.

Tanks being moved by train

Putin mund ta ‘zërë mat’ Ukrainën nga deti, të krijojë një shtet të ri rebel. Ose, Rusia mund të kërkojë të shtrijë kontrollin e saj duke gllabëruar Ukrainën deri në Transnistri, një ‘shtet jo zyrtar’ i cili kontrollohet nga Moska. Felgenhauer tha se reagimet e Perëndimit në lidhje me këto ngjarje, ishin të paqarta. Disa thonë se rusët nuk duhet të provokohen, dhe se ndërhyrja ushtarake është shumë e rrezikshme. Të tjerë, janë në favor të bashkimit të Rusisë me Ukrainën, dhe një përballjeje të hapur.

Ukraina pretendon se Rusia ka 32.700 trupa në Krime dhe se komandon 28.000 ushtarë sepataristë në Ukrainën Lindore të kontrolluar nga rebelët. ‘Pavarësisht forcave të konsiderueshme të armikut, ushtria ukrainase është e përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm’, tha Ruslan Khomchak, komandanti i përgjithshëm ukrainas. Zëdhënësi i Putinit, Dimitry Peskov, mbrojti lëvizjen e trupave drejt zonave kufitare.

“Federata Ruse lëviz trupat brenda territorit të saj sipas gjykimit të saj. Kjo nuk duhet të shqetësojë askënd, pasi veprime të tilla nuk rrezikojnë askënd. Siç e dini, aktiviteti intensiv i ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s dhe organizatave të tjera, si dhe shteteve të veçanta, po shihet në perimetrin e kufijve rusë. Ne duhet të qëndrojmë në roje”, tha Peskov.

A European or even World War could be triggered in four in Ukraine after Russia dispatched 4,000 to the disputed border with its neighbour, warns an independent Russian military analyst. Pictured: Military machinery being moved by suspected Russian troops

Një zyrtar i NATO-s tha se aleatët perëndimorë kanë ‘shqetësime’ për aktivitetet ushtarake në shkallë të gjerë ruse përreth Ukrainës. Një ekspert amerikan për Rusinë, Michael Kofman tha se ndërsa nuk kishte ‘prova të forta se një sulm është i afërt’, ishte e qartë se diçka po ndodhte. Ukraina, vendet perëndimore dhe NATO akuzojnë Rusinë për dërgimin e trupave dhe armëve të rënda. Inteligjenca ushtarake ukrainase akuzoi Rusinë për provokime inxhinierike, për të patur një pretekst për të dërguar njësi shtesë ushtarake ruse në Donbass.

Burimi i lajmithttps://www.dailymail.co.uk/news/article-9433075/Russian-military-analyst-warns-European-world-war-possible-month-tensions-rise-Ukraine.html?ito=social-facebook&fbclid=IwAR0PYnlRIEzs1JaUTCkvJ8r0MQ-EPCXLGKEtFDq13zv8FVkYuDkDDg_8Wdk

Përshtatur nga Priza.al

Shikime: 17
Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *