VIDEO/ Samir Mane vaksinohet me AstraZeneca në Serbi

Presidenti i Balfin Group, Samir Mane së bashku me gazetarin sportiv Dritan Shakohoxha dhe stafin e tij kanë zgjedhur Serbinë për të marrë dozën e vaksinës anti-COVID. Burime konfidenciale për Priza. Al bëjnë me dije se ditën e sotme, janë nisur nga Rinasi 2 avionë charter drejt Serbisë, me të cilin po udhëtonin, Samir Mane, Shakohoxha dhe punonjësit e “Balfin Group”.

I pari në orën 06:15 ndërsa i dyti në orën 07:15. Ato kanë përfituar nga programi për vaksinimin falas të Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë, të cilët kanë organizuar vaksinimin e rreth 1000 persona nga vendet e Ballkanit Perëndimor, shtetet e të cilëve kanë sasi të vogla të vaksinave.

Priza.al sjell pamjet e mbërritura ekskluzivisht në redaksinë tonë, nga ambientet e pritjes së Belexpo Center, aty ku personat e vaksinuar duhet të qëndrojnë rreth 2 orë pasi kanë kryer vaksinën. Doza e dytë e vaksinave do të merret pas 9-12 javësh.

Shikime: 1411
Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *