Bajram Muça mashtron stafin se e mbylli ‘Priza.al’, por skandali i ‘Fondit Besa’ vjen me fakte të reja

Shikime: 94

Mashtrimi financiar i bërë në gati 10 vite nga “Fondi Besa” me pastrim parash në shuma marramendëse por edhe me implikimin e mijëra qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur vijon.

Edhe pse për mbi 20 numra, “Priza.al” ka sjellë fakte, dokumente, dëshmi dhe deri tek audio-përgjime nga viktimat e skemës piramidale të ngritur me “mjeshtëri” nga sekserët dhe zyrtarët e “Fondit Besa”, ndaj këtij të fundit nuk ka nisur asnjë procedurë ligjore.

Pas një avarie në serverët qendror në Strasburg të Francës, prej të cilave u bllokuan për mbi 30 orë miliona portale të në gjithë botën, përfshi edhe “Priza.al”, u duk sikur media jonë e mbylli me kaq këtë kapitull.

Por më i bukur ishte thashethemi që përhapi “Fondi Besa” dhe presidenti i tij, Bajram Muçaj, i cili mblodhi stafin e tij më të ngushtë dhe u dha “lajmin e madh”, se e “kishte mbyllur portalin tonë ‘Priza.al’”.

Në fakt “Fondi” dhe Bajrami nuk ja kanë arritur dot qëllimit të na mbyllin dhe as të na stepin apo frikësojnë, për aq kohë sa materialet tona që publikojmë janë të bazuara mbi dëshmi reale, fakte, emra njerëzish, personazhe konkret dhe dokumente.

Madje një pjesë të mirë të këtyre materialeve kemi arritur që ti sigurojmë edhe nga brenda “Fondit Besa”, punonjësit e të cilit tashmë u ka ardhur në majë të hundës të qenit peng i një skeme mashtruese që i rrezikon edhe vetë ata.

Deri sot, “Priza.al” ka publikuar fakte dhe dëshmi nga vet viktimat e Fondit, por përveç kësaj kemi hedhur dritë edhe mbi noterë të korruptuar dhe të përfshirë me këtë skemë mashtrimi, si dhe banka private që janë ndërthurur në këtë lloj piramide financiare.

Qëllimi ynë nuk ka qenë dhe nuk është në asnjë moment që të bëjmë panik, të baltosim sistemin bankar, apo të duam të vëmë gjoba siç kanë pretenduar këto ditë disa pseudo-kolegë tanët, të paguar me bakshishe nga “Fondi Besa”, me paratë e qytetarëve të painformuar dhe të mashtruar.

“Priza.al” sot po sjell vetëm këtë qëndrim të sajin mbi skandalin e madh të “Fondit Besa”, sepse u detyrohet të gjithë lexuesve të saj që gjatë një muaji e gjysmë, kanë ardhur duke u shtuar në dhjetëra mijëra dhe duke na mbështetur e inkurajuar për punën tonë.

Nga nesër, do të vijojmë me të tjera dokumente, fakte dhe dëshmi qytetarësh mbi mashtrimin që u është bërë nga “Fondi Besa” dhe bankat që kanë bashkëpunuar me ta.

Po ashtu po bëjmë gati për publikim edhe disa audiopërgjime të tjera për zyrtarë dhe punonjës të “Fondit Besa”, në një kohë që jemi duke përpiluar një dosje të plotë edhe për në Prokurori dhe SPAK.

Duke përfituar nga rasti që të falënderojmë lexuesit tanë për mbështetjen, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që janë prekur nga mega-skandali financiar i “Fondit Besa”, që të vazhdojnë të na sjellin dëshmitë e tyre me emra dhe fakte rreth kësaj skeme piramidale.

Vijon…./Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *